Site icon Telegrafi

Schalke 04 ka hequr nga fanella emrin e gjigantit rus Gazprom, që është sponsori më i madh i klubit

Klubi gjerman i futbollit Schalke 04 ka hequr kompaninë ruse të gazit ‘Gazprom’ nga fanellat e saj si sponsor kryesor pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Edhe pse në një situatë të vështirë financiare, klubi i famshëm vendosi të jetë parimor pavarësisht parave që fiton nga gjiganti rus.

“Në dritën e zhvillimeve dhe përshkallëzimit të ditëve të fundit, FC Schalke 04 ka vendosur të heqë logon e sponsorit kryesor të Gazprom nga fanellat e saj”, thuhet në një deklaratë të skuadrës gjermane që garon në kategorinë së dytë.

Kujtojmë që Gazprom është sponsor i Schalkes që nga viti 2007 dhe i paguante dhjetë milionë euro në vit dhe nëse kjo lëvizje do të thotë përfundimin përfundimtar të bashkëpunimit të tyre, mbetet për t’u parë.

Në fanellat e klubit në vend të logos së Gazprom do të shkruhet vetëm Schalke 04.

Meqë ra fjala, Schalke aktualisht është në vendin e pestë në Bundesliga 2, por është në lojë për t thyer në Bundesligë.

Domethënë, lideri Werder ka dy pikë më shumë, ndërsa katër klubet e mbetura para Schalkes kanë vetëm një pikë më shumë se klubi i famshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version