Site icon Telegrafi

SBASHK-u vazhdon konsultimet për veprimet sindikale pas protestës së 4 dhjetorit, kërkon dialog me ministren Nagavci

Foto: Arkiv

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vazhduar konsultimet gjatë fundjavës me kryesinë dhe udhëheqësit sindikalë nga nivelet komunalë dhe universitarë për të vlerësuar rrjedhën e protestës së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2,000 udhëheqës sindikalë nga çerdhet deri në universitetet e vendit.

Sipas një njoftimi për media, ky takim u zhvillua për të diskutuar hapat e ardhshëm sindikale, si dhe për të përcaktuar veprimet që do të merren në varësi të situatës aktuale dhe reagimeve të institucioneve shtetërore.

“Për ta vlerësuar rrjedhën e protestës  së 4 dhjetorit, në të cilën morën pjesë rreth 2000 udhëheqës sindikalë , që nga  çerdhet e deri në universitetet  dhe për të dhe për të vendosur për veprimet sindikale sipas situatës aktuale, SBASHK-u  edhe gjatë  vikendit ka mbajtur takime e konsultime  me kryesinë dhe me udhëheqës  sindikalë komunalë e të universiteteve.

Tutje në njpftim bëhet e ditur se SBASHK përgëzon pjesëmarrësit në protestë dhe i falënderoi ata për qëndrimin dinjitoz dhe masiv, duke theksuar se kjo ka qenë një demonstrim i fuqishëm i solidaritetit sindikal dhe i angazhimit për të drejtat e punonjësve të arsimit.

Lexo po ashtu Përfundon protesta, Jasharaj: Qeveria Kurti e Nagavci me qasje të gabuar dhe qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut

“SBASHK përgëzon kryetarët dhe anëtarët e kryesive të sindikatave për pjesëmarrje masive në protestë dhe për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm, por shkreh kritika të arsyeshme ndaj ministres Nagavci, e cila as pas këtij veprimi sindikal nuk reflektoi dhe  prandaj  u mor vendim që t’i dërgohet edhe një shkresë me kërkesën për takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe që të caktojë përfaqësuesit e MASHTI-t në komisionin e përbashkët për të nisur negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit”.

SBASHK ka theksuar se, në rast se situata përkeqësohet dhe nuk ka reagim nga autoritetet shtetërore, Qeveria, dhe veçanërisht Ministrja Nagavci, do të mbajnë përgjegjësinë për çdo pasojë që mund të vijë nga një grevë e mundshme dhe nga mospërmbushja e kërkesave të punonjësve të arsimit.

“Të gjithë pjesëmarrësit në këto takime konsultative, duke u bazuar edhe në vendimin e Këshillit Drejtues, janë deklaruar që të vazhdohet me përpjekjet që me dialog të arrihen zgjedhje të pranueshme për kërkesat e anëtarësisë duke angazhuar edhe ndërmjetësuesin ligjor dhe nëse as pas kësaj nuk ka  reflektim nga MASHTI, atëherë të vazhdohet me veprime sindikale deri edhe të greva e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit dhe për situatat që do të krijohen fajtor i vetëm është Qeveria e në veçanti Ministrja  Nagavci”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version