Ylli I Sassuolos, Domenico Berardi, do të mungojë në ndeshjen me Juventusin shkaku i një gripi që e ka kapluar lojtarin.
Ndeshja që është shumë e rëndësishme për Juventusin do të fillojë në ora 20:45.
Berardi deri më tani ka qenë lojtari kryesor i Sassuolos, ndërsa flitet se sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet Juves.
Sipas Sky Sport Italia, ai nuk do të jetë me skuadrën në këtë udhëtim.
Ai është duke vuajtur nga një grip dhe gjendja e tij nuk është më e mira e mundshme për të luajtur.
Po ashtu te Sassuolo mungojnë edhe Gregoire Defrel, Paolo Cannavaro, Simone Missiroli dhe Karim Laribi. /Telegrafi/