Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar se Nedim Bajrami është shumë afër transferimit tek Glasgow Rangers për katër milionë euro.
Reprezentuesi shqiptar është në prag të transferimit në Skoci nga Sassuolo që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit italian.
“Është drejt përfundimit por ende nuk ka mbaruar. Ne po punojmë në të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Carnevali.
Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022, ndërsa ka shënuar katër gola në 49 ndeshje me fanellën e tyre.
Nedim Bajrami is all but confirmed as a Rangers player.
The deal is subject to a medical.
— Pranav Shahaney (@PrSchadenfreude) August 30, 2024
25-vjeçari ka bërë tri paraqitje me Sassuolon në të gjitha garat në sezonin aktual, ndërsa numëron dhjetë gola dhe 11 asistime në 100 ndeshje të luajtura në Serie A me Sassuolon dhe Empolin.
Kujtojmë se kontrata e tij me klubin italian skadon në qershor të vitit 2027, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërprerë bashkëpunimin më herët./Telegrafi/