Një stuhi e fortë goditi sërish Beogradin herët në mëngjes.
Sipas mediave në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi, kësaj i ka paraprirë grumbullimi i reve të zeza dhe në një moment u errësua si në mes të natës.
Kështu, thuhet se në një kohë të shkurtër ra një sasi e madhe shiu.
Si pasojë, disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë u përmbytën.
Në disa pjesë madje disa vendparkingje janë parë tërësisht nën ujë me baltë.
Raportimet nga Beogradi vijnë pasi një situatë pothuajse e ngjashme është raportuar edhe në pjesë të Malit të Zi. /Telegrafi/