Telegrafi

Sarri kërcënon hapur Lazion: Rregullojeni fushën ose gjeni një trajner tjetër

Maurizio Sarri ka paralajmëruar Lazion se mund të kenë nevojë të gjejnë një trajner të ri sepse stili i tij nuk i përshtatet gjendjes aktuale të fushës së klubit në “Stadio Olimpico”.

Ish-trajneri i Chelseat ishte i nervozuar pas barazimit 0-0 me Udinesen dhe pas ndeshjes u ankua në terrenin e lojës, i cili është përdorur si për Lazion ashtu edhe për ndeshjet e Serisë A të Romës dhe Ligës së Evropës këtë sezon.

Sarri i tha DAZN se ai duhej të ndryshonte taktikat e tij për lojën në ngrohje pasi pa gjendjen e terrenit dhe i tha klubit se do të duhej të gjenin një trajner tjetër nëse vazhdojnë të duan të luajnë në atë fushë, në gjendjen aktuale.

“Ne kishim përgatitur një sërë lëvizjesh nga prapa, pastaj ndryshuam çdo gjë në ngrohje, sepse të përpiqesh të luash topin në këmbë në atë fushë, është si të lëshosh një bombë”, ka thënë fillimisht trajneri.

“Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë Presidenti, por ai mund të ketë nevojë për një trajner tjetër, sepse unë nuk mund të luaj rregullisht në një terren të tillë, ose shkojmë të luajmë diku tjetër”.

“Unë jam një trajner që dëshiron që ekipet e tij të bëjnë 700 pasime në çdo lojë, nuk jam i përshtatshëm për këtë lloj fushe, kështu që nëse kjo mbetet fusha, klubi duhet të mendojë për dikë tjetër”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Juventusit.

Barazimi pa që ecuria e Lazios prej katër fitoresh radhazi të ndalet kundër Udineses, megjithatë, kjo është ndeshja e pestë që nuk kanë pranuar gol – diçka që klubi nuk e ka arritur që nga skuadra e Delio Rossi të vitit 2007. /Telegrafi/