Site icon Telegrafi

Sarma sulltani me mish nga petë të gatshme

Drekë e mrekullueshme për gjithë familjen.

Ju nevojiten:

– 1 qepë,
– 1 përzierje për sallatë ruse,
– gjysmë kilogrami mish, sipas dëshirës,
– 1 lugë pure domateje,
– erëza të thara,
– piper,
– petë të gatshme,
– vaj.

Për salcë:

– 2 lugë miell,
– pak vaj,
– qumësht,
– kaçkavall.

Përgatitja:

Në tigan qitni pak vaj që të nxehet. Lëreni të kaurdiset qepa e grirë imët. Jepni një të vluar përzierjes për sallatë ruse dhe kullojeni.

Mishin priteni në kube. Kur qepa të kaurdiset shtoni mishin. Përzieni mirë dhe kaurdiseni bashkë me qepën.

Kur të jetë i kaurdisur mishi shtoni purenë e domates dhe vazhdoni derisa uji të avullohet pak. Pastaj shtoni përzierjen e perimeve, erëzave, piperit dhe lëreni të ftohet 10 minuta.

Merrni një enë rezistuese ndaj zjarrit dhe lyeni me pak vaj. Në një tepsi të vogël qitni një petë të cilën me gishta e keni mbledhur dhe lëreni në drejtim të kundërt. Në atë pjesë të brendshme qiteni përzierjen nga mishi dhe perimet.

Kur të jetë e mbushur mirë mbështillni sarmanë. Pastaj kthejeni tepsinë në anë të kundërt dhe do të përftoni formë të një bobine të cilën do ta qitni në enën rezistuese nga zjarri.

Përgatitni një salcë të dendur duke kaurdisur miellin në vaj dhe shtoni qumështin dhe erëzat.

Prisni që të dendësohet mirë dhe hiqeni nga zjarri. Pastaj salcën qiteni sipër sarmave.

Sipër saj shtoni kaçkavallin e grirë në rende dhe futeni në furrë shporeti që të piqet 20 minuta.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version