Provoni diçka më ndryshe
Përbërësit:
– 1,5 kg mish të përzier të bluar;
– 2 qepë;
– 2 karota të grira në rende;
– 500 g mish të thatë;
– 1 filxhan oriz;
– vaj;
– lakër;
– erëza të thata;
– spec të ëmbël dhe djegës të bluar;
– qepujka;
– borzilok;
– fletë dafine;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Ia fillojmë me përgatitjen e fillit – i fërgojmë mirë në vaj qepën dhe karotën, kur të fërgohen mirë ulim temperaturën dhe shtojnë specin e ëmbël, përziejmë dhe i shtojmë mishin, të cilin duhet fërguar mirë.
Pastaj i shtojmë orizin dhe i bashkojmë mirë.
Sipas shijes sonë i hedhim erëzat thata, piperin, specin djegës, qepujkat, borzilokun dhe kripën.
Kur ta bëjmë gati fillin, fillojmë mbështjelljen e sarmave.
Fundin e një tenxhereje të gjerë e mbulojmë me fletë lakre. Pastaj i radhisim sarmatë dhe i mbulojmë me fletë lakre sipër.
I hedhim ujë, i vëmë folien dhe i ziejmë në furrë 2 deri në 3 orë.
15 minuta para përfundimit ia heqim folien dhe i pjekim sarmatë.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.