Site icon Telegrafi

Sarkozy u dënua me tre vjet burg, por mund të mos e kalojë asnjë ditë prapa grilave

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion të hënën dhe u dënua me tre vjet burg.

Prokurorët financiarë bindën një gjykatë të Parisit se pasi Sarkozy u largua nga zyra, ai u përpoq të korruptonte një gjykatës dhe të ndikonte në këmbim të informacionit konfidencial në lidhje me një hetim në financat e fushatës së tij në vitin 2007, raporton reuters.

Lexo po ashtu Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me tre vjet burg

Sidoqoftë, Sarkozy 66-vjeçar, i cili mohoi të gjitha keqbërjet, mund të mos kalojë asnjë ditë në burg. Dy vjet të dënimit u pezulluan gjersa kryetarja e trupit gjykues tha se ajo do të pranonte që ish-lideri francez që pjesën e mbetur të burgut ta kalonte me kusht, duke i vendosur në dorë një byzylyk.

Sarkozy, i cili shërbeu si president nga viti 2007 deri në 2012, është kreu i dytë i shtetit francez që dënohet për korrupsion.

Ai ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin gjersa u largua nga gjykata pa folur asnjë fjalë para mediave. /Telegrafi/

Exit mobile version