Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy sot, në vazhdim të gjyqit për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, vlerësoi akuzat ndaj tij si “të turpshme”.
“Unë nuk i pranoj asnjë nga këto akuza të turpshme kundër të cilave jam përndjekur për gjashtë vjet (nga gjyqësori)”, tha Sarkozy, duke iu drejtuar gjykatës në Paris, transmeton Telegrafi.
Me akuzat e ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, Sarkozy mund të dënohet me dhjetë vjet burg dhe një dënim prej një milion euro, raporton france24.
Gjyqi rifilloi sot pas një pauze javën e kaluar për shkak të mungesës së gjyqtarit Gilbert Aziber.
Prokurorët pretendojnë se Sarkozy i premtoi gjykatësit Aziber një punë të paguar mirë në Monako në një bisedë me avokatin e tij, Thierry Erzog, në këmbim të informacionit të brendshëm në lidhje me një hetim të veçantë për marrjen e fondeve të paligjshme për fushatën presidenciale të vitit 2007.
Për shkak të situatës epidemiologjike, nuk dihet tani se sa do të zgjasë gjyqi, i cili ishte planifikuar më parë të ishte tre javë. /Telegrafi/