Jadon Sancho do të largohet përfundimisht në verë nga Borussia Dortmundi, pasi ofertat për të nuk mungojnë.
Chelsea, Manchester United, Liverpool, Barcelona, PSG e Real Madrid janë skuadrat që kanë shprehur interesim për anglezin.
Vet lojtari ka kërkuar largimin nga Dortmundi pas tri viteve të shkëlqyera dhe duket se verdhezinjtë kanë pranuar vendimin e tij.
Megjithatë gjiganti gjerman i ka bërë me dije skuadrave të interesuara se nuk do ta lejojnë largimin e anglezit pa u paguar shuma prej 130 milionë eurove për të.
Sport Bild ka raportuar se BVB tanimë ka gjetur edhe zëvendësuesin e anglezit në Signal Iduna Park.
Fjala është për argjentinasin Lucas Ocampos që këtë edicion ka shkëlqyer me Sevillan në La Liga.
25-vjeçari ka shënuar 12 gola e ka bërë tre asistime në 29 takime, derisa Dortmund ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e tij.
Te Sevilla ende nuk janë përgjigjur ofertës, pasi po presin nëse do të vije ndonjë edhe më e lartë për anësorin argjentinas. /Telegrafi/