Site icon Telegrafi

Sancho po largohet nga Man Utd – anglezi jep aprovimin e tij për transferim tek gjiganti evropian

Manchester United raportohet se është i etur për transferimin e dyshes Manuel Ugarte dhe Xavi Simons, por Paris Saint-Germain mund të jetë i interesuar në një lojtar që është aktualisht pjesë e ‘Djajve të Kuq’.

Bëhet fjalë për Jadon Sanchon i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit 2023/2024 në huazim tek Borussia Dortmundi dhe luajti rol kyç drejt rrugëtimit në finale të Ligës së Kampionëve.

Për më shumë, PSG-ja e pa se çfarë cilësish ka Sancho nga afër, kur u përballën me klubin gjerman në gjysmëfinale të kësaj gare.

Në ndeshjen e parë, Sancho regjistroi tri pasime kyçe gjatë 90 minutave të luajtura dhe kishte 100 prekje të topit.

24-vjeçarit i shërbeu mjaft mirë rikthimi në Gjermani pasi gjeti formën e tij të vjetër, ndërsa tani një lëvizje në kryeqytetin francez do t’i bënte atij edhe më mirë.

Si rezultat, Foot Mercato ka raportuar se PSG-ja i ka ofruar një kontratë Sanchos dhe bisedimet janë duke shkuar mirë.

Ylli i Manchester United tashmë ka dhënë dritën e gjelbër që të kompletohet transferimi dhe është i emocionuar për projektin që PSG-ja i ka prezantuar atij.

Hapi i ardhshëm do të jetë që të shihet nëse ‘Djajtë e Kuq’ do të pajtohen me largimin e tij, ndërsa më interesant do të jetë fakti nëse një transferim i mundshëm mund të përfshijë njërin prej Ugarte ose Simons./Telegrafi/

Exit mobile version