Alexis Sanchez ka hyr në histori të Kilit, pasi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kësaj Kombëtare.
Ylli kilian ka shënuar gol në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Gjermanisë në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Konfederatave “2017”.
Megjithatë, ky gol nuk e ka pasur vlerën e vetëm një gol të thjesht, pasi do të thotë shumë për Sanchezin dhe karrierën e tij.
Me golin e shënuar ndaj Gjermanisë, ylli i Arsenalit bëhet golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Kilit, përcjell Telegrafi.
Goli ndaj Gjermanisë ishte i 38-ti i Sanchezit me fanellën e Kilit, i cili erdhi pas 11 ndeshjeve, duke kaluar kështu legjendën Marcelo Salas, i cili ka 37 gola me kombëtaren.
Vendi i tretë mbahet nga legjenda tjetër Ivan Zamorano, i cili ka 34 gola me Kilin, ndërsa pas tyre vijnë edhe Eduardo Vargas e Carlos Caszely. /Telegrafi/
Pesë golashënuesit më të mirë në histori të Kilit:
Alexis Sanchez – 38 gola, 112 ndeshje
Marcelo Salas – 37 gola, 70 ndeshje
Ivan Zamorano – 34 gola, 69 ndeshje
Eduardo Vargas – 34 gola, 76 ndeshje
Carlos Caszely – 29 gola, 48 ndeshje