Site icon Telegrafi

Samu Castillejo nënshkruan për Valencian

(Foto: Twitter/Valencia CF)

Milani e ka shitur zyrtarisht Samu Castillejon te skuadra e Valencias, e cila drejtohet nga Gennaro Gattuso.

Spanjolli ka udhëtuar drejt klubit të ri mëngjesin e të martës për ekzaminimet mjekësore dhe kompletimin e transferimit.

Shitja ka qenë me një çmim minimal plus bonuset e lidhura me performancën e lojtarit.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri dhe do të luajë në Mestalla deri në vitin 2025.

Milani e bleu anësorin në vitin 2018 nga Villarreali për 21.3 milionë euro dhe me Rossonerët ka regjistruar 113 paraqitje zyrtare duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 15 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version