Telegrafi

Samsung tani e sjell përditësimin OneUI 5.1 edhe në seritë Z Flip4, Fold4 dhe S22

Kjo zgjati më pak se sa pritej! Samsung po nxjerr përditësimin OneUI 5.1 për seritë Galaxy S22, Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 tani.

Më herët sot GSM Arena raportoi se përditësimi do të vijë javën e ardhshme, por disa njësi po përditësohen tani.

Një pjesë e raportit të mëparshëm nga GSM Arena tregon se One UI 5.1 sjell miniaplikacione të reja, modalitetin Expert RAW, përmirësime në galeri, lidhje, modalitetin DeX dhe më shumë.

Bazuar në spekulime, One UI 5.1 do të arrijë në të gjithë telefonat që kanë marrë përditësimin One UI 5.0.

Samsung ka “hapur” portat dhe gjithashtu po e dërgon përditësimin OneUI 5.1 për seritë Galaxy S21 dhe Galaxy S20.

Si zakonisht, është një shpërndarje graduale, kështu që mos u dëshpëroni nëse ky përditësim nuk ka arritur ende në telefonin tuaj. /Telegrafi/