Samsung do të sjell një telefon të lirë në tregun koreano-jugor. Në vend të prezantimit të Galaxy J5 dhe J7 gjatë këtij viti në Evropë, kompania ka vendosur të lansojë edhe Galaxy Wide në Korenë Jugore, shkruan Digitaltrends.
Megjithatë, duket se pajisja e re nuk do të sjell shumë risi pasi që thuhet se do të jetë shumë e ngjashme me Galaxy On7.
Galaxy Wide pritet të ketë çmim të volitshëm. Wide do të lansohet në treg me vlerën fillestare prej 276 dollarëve.
Pajisja do të ketë ekran prej 5.5” me rezolucion prej 1280 x 720 piksel. Procesori në Wide do të jetë Snapdragon 410 me kapacitet prej 1.2 GHz. RAM memoria e pajisjes do të ketë 2GB ndërkohë që hapësira e brendshme vjen me 16 GB kapacitet.
Përmes mikro kartelës, hapësira e brendshme mund të rritet deri në 128 GB.