Site icon Telegrafi

Samsung po punon në një program që ndihmon përdoruesit e Galaxy të rregullojnë pajisjet e tyre

Samsung njoftoi një program të ri vetë-riparimi që do t’u japë klientëve të Galaxy qasje në pjesë, vegla dhe udhëzues për të riparuar pajisjet e tyre.

Sipas The Verge, përcjell Telegrafi, programi është në bashkëpunim me uebsajtin e pjesëve dhe udhëzimeve të riparimit, iFixit, që ka punuar me prodhues të tillë si Motorola dhe Steam në sipërmarrje të ngjashme.

Telefonat e serive Galaxy S20 dhe S21 gjithashtu dhe Galaxy Tab S7 Plus janë të parat në radhë për pjesët e këmbimit – por jo për familjen e fundit të telefonave S22 të Samsung.

“Ne po punojmë me Samsung për të përmirësuar ofertat e udhëzuesit të tyre të riparimit dhe pjesëve DIY”, thotë CEO i iFixit, Kyle Wiens. /Telegrafi/

Exit mobile version