Telegrafi

Samsung Galaxy Note 20 me përmirësime të rëndësishme

Samsung Galaxy Note 20 dhe Note 20 Ultra mund të hyjnë në histori si telefonat e fundit Note, nëse politika e Samsung nuk ndryshon në atë drejtim.

Vitin e kaluar nuk erdhën pasuesit e këtyre telefonave, por këtë vit u prezantua Galaxy S22 Ultra, i cili po shfaqet si pasardhës i telefonit Note 20 Ultra. Megjithatë, nuk ka do të jetë emërtimi Note. Këta dy telefona inteligjentë tani po marrin një përmirësim të ri, i cili përveç patchit të sigurisë, sjell edhe diçka shumë më të rëndësishme.

Samsung Galaxy Note 20 dhe Note 20 Ultra u prezantuan në vitin 2020 me Android 10. Telefonat tashmë janë përmirësuar në Android 11 dhe Android 12, përkatësisht, One UI 3.0 dhe One UI 4.0 i Samsung. Por, përveç kësaj, këta telefona morën përmirësimin One UI 4.1 në fund të muajit të tretë të këtij viti.

One UI 4.1 ka sjellë rregullime të gabimeve dhe arnime sigurie në këta telefona, një kalendar inteligjent që lexon datat nga të gjitha aplikacionet e mesazheve dhe lejon hyrjen më të lehtë në aplikacionin Calendar. Aplikacioni Samsung Pay është përmirësuar gjithashtu, dhe ekziston gjithashtu një veçori RAM Plus për zgjerimin virtual të RAM-it.

Tani këta dy telefona po marrin një rregullim sigurie për muajin e gjashtë të vitit 2022. Së bashku me të, përditësimi sjell diçka shumë më të rëndësishme – funksionet e kamerës janë përmirësuar. Samsung nuk ka specifikuar saktësisht se cilat janë përmirësimet, përveç se është thënë se funksioni i portretit të natës është përmirësuar.

Përmirësimi i ri për Samsung Galaxy Note 20 dhe Samsung Galaxy Note 20 Ultra vjen me numrin e firmuerit N98XU1UEU2FVEB dhe aktualisht është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara për pajisjet e kyçura. Megjithatë, Samsung pritet të fillojë dërgimin e përmirësimit tek përdoruesit e tjerë të këtyre telefonave në mbarë botën shumë shpejt. /Telegrafi/