Site icon Telegrafi

Sampaoli pyetet për Icardin dhe Dybalan: Më duhej të fitoja ndeshje

Një shikim në sy me Messin, i cili besohet se ndikoi që Icardi të mos ftohej në Botërorin, Rusia 2018

Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se nuk ka luajtur me Paulo Dybalan dhe Mauro Icardin, pasi nevojiteshin fitoret menjëherë.

Albicelestet u eliminuan nga Kampionati e Botëror në raundin e dytë nga Franca, me La Joyan që luajti vetëm 22 minuta në të gjithë turneun dhe Icardin, kapiteni i Interit, nuk u përzgjedh.

“Duhej të fitonim menjëherë dhe kisha shumë lojtarë që kishin qenë në finale që luajtëm në Brazil  në vitin 2014”.

“Kjo është arsyeja pse unë vera bast në ta. Kemi pasur një plan për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, me mbi 100 lojtarë të përfshirë. Por pas Rusisë gjithçka përfundoi”.

“Kampionati Botëror ishte i vështirë, sepse ishim të detyruar të fitonim, dhe kjo do të thoshte se talenti nuk mund të vinte në shprehje”.

“Nuk mund të luanim, thjesht sepse e vetmja mundësi ishte të fitonim Kupën e Botës “.

“Ekipi gjithmonë u trajnua mirë dhe futej në fushë me bindje, por në çdo ndeshje vuajtëm”, ka thënë Sampioli për Marcan. /Telegrafi/

Exit mobile version