Interi ka arritur të marrë një fitore të vuajtur te Sampdoria me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit i është kthyer fitores në kampionatin italian pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Parma.
Goli i vetëm i shënuar nga Nerazzurrët mban firmën e mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic, i cili shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.
Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte pikërisht Brozovic, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët në ndeshje shkoi për sulmuesin Gregoire Defrel që u notua me 6.0. /Telegrafi/
Sampdoria:
Inter: