Milani ka marrë vetëm një pikë në barazimin 1-1 ndaj Salzburgut në Red Bull Arena, në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Noah Okafor (28’), i cili u asistua nga Fernando.
Mirëpo, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin pa përfunduar pjesa e parë me golin e Alexis Saelemaekers, i cili realizoi falë angazhimit të Rafael Leaos.
Gjysma e dytë nuk prodhoi gola nga asnjëra palë dhe skuadrat u ndanë në paqe.
Lider i Grupit E është Dinamo Zagrebi që befasoi me fitoren (1-0) ndaj Chelseat, derisa Salzburgu dhe Milani kanë nga një pikë. /Telegrafi/