Site icon Telegrafi

Sallatë me oktapod dhe patate

Përbërësit:

▪ 1 oktapod (1 kg)
▪ 4 patate
▪ 1 gjethe dafine
▪ gjysmë kokrre qepë
▪ 1 fije selino
▪ 1 karotë
▪ 1 lugë uthull
▪ kripë
▪ majdanoz
▪ 3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Vini në zjarr një enë plot me ujë me gjethen e dafinës, një lugë uthull dhe perimet brenda.

Eliminoni pjesët e brendshme të oktapodit, sytë dhe sqepin dhe lajeni mirë. Mbështeteni në një mbajtëse druri dhe rriheni pak me rrahësin e mishit.

Kur uji të ketë zier, zhytini tentakulat të oktapodit 3-4 herë derisa të jenë përdredhur.

Në këtë moment fusni të gjithë oktapodin në ujë dhe lëreni të gatuhet për 40 minuta në flakë të ulët.

Pasi të mbarojë gatimin, kullojeni dhe prijeni në copa. Gjatë gatimit të oktapodit lajini mirë patatet dhe ziejini me lëkurë për 30 minuta.

Kullojini dhe lërini të ftohen, më pas qërojini dhe prijini në kube, shkruan Shije.

Vendosni oktapodin dhe patatet në një tas të posaçëm, hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe majdanoz të freskët të grirë. Futeni në frigorifer për 1 orë dhe shërbejeni.

Exit mobile version