Site icon Telegrafi

Sallatë me fasule dhe sardele

Kjo sallatë është një pjatë e shijshme dhe ushqyese, e lehtë për t’u përgatitur dhe ideale për vaktet në punë ose dreka të shpejta në shtëpi

Nevojiten:

▪ 300 g fasule të kuqe ose të konservuara
▪ 1 kënaçe sardele
▪ 2 qepë
▪ kripë
▪ uthull
▪ piper (e dëshirueshme)

Përgatitja:

Hidhni fasulet në një kulluese, shpëlajini dhe lërini të kullojnë.

Kulloni sardelet nga vaji. Prisni qepën në rrathë dhe përzieni me vaj, uthull, piper dhe kripë.

Në një enë të thellë shtypim sardelet me pirun, shtojmë fasulet, më pas qepën dhe i hedhim vaj, uthull dhe kripë.

Përziejini gjithçka butësisht.

Kjo është një sallatë dieteike, por e shijshme.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version