Thomas Tuchel është trajneri i ri i Bayern Munich, ka njoftuar klubi gjerman në faqen zyrtare të tyre.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe do të pasojë Julian Nagelsmann, i cili u shkarkua papritur të enjten mbrëma.
Vendimi për shkarkimin e Nagelsmann u mor nga drejtori ekzekutiv Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.
Thomas Tuchel will receive a contract until 30th June 2025 and will supervise squad training for the first time on Monday. pic.twitter.com/kXZGxHPXdB
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 24, 2023
“Kur e punësuam Nagelsmann, ishim të bindur se do të punonim me të në planin afatgjatë, sepse ai ndan dëshirën tonë për të luajtur futboll të suksesshëm dhe tërheqës. Por tani kemi arritur në përfundimin se cilësia e ekipit tonë është gjithnjë e më pak e dukshme”.
“Ne jemi veçanërisht të këqij dhe të pasuksesshëm në lojë pas Kupës së Botës dhe kjo hodhi një hije dyshimi mbi përmbushjen e qëllimeve tona. Kjo është arsyeja pse ne vepruam tani”, ka thënë CEO i Bayern, Oliver Kahn.
Oliver Kahn: "Personally and on behalf of FC Bayern, I would like to thank Julian and his coaching team, and wish everyone the best of luck for the future."
Hasan Salihamidžić: "I am very grateful to Julian for what he has done for FC Bayern and I wish him all the best." pic.twitter.com/j9Pq1yq2GL
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 24, 2023
Në anën tjetër, drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, ka thënë se vendimi i largimit të Nagelsman ishte më i vështiri.
“Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr që kur jam në bordin e Bayernit. Unë kam pasur një marrëdhënie të hapur, miqësore me Julianin që nga dita e parë”.
“Më vjen keq që duhet të ndahemi, por duke analizuar zhvillimin sportiv të ekipit tonë, veçanërisht pas janarit, vendosëm lamtumirën”, ka thënë Salihamidzic.
FC Bayern and head coach Julian Nagelsmann have parted company. This decision was taken by CEO Oliver Kahn and board member for sport Hasan Salihamidžić in consultation with club president Herbert Hainer. Nagelsmann will be succeeded by Thomas Tuchel.
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 24, 2023
Edhe pse me Chelsean fitoi titullin e kampionit të Evropës në vitin 2021, në shtator të vitit të kaluar Tuchel u shkarkua nga klubi londinez dhe nuk është përfshirë që nga ajo kohë.
Para Chelseat, Tuchel drejtoi edhe Paris SG, Mainz 05 dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/