Site icon Telegrafi

Saliba nuk kishte të drejtë të gjuante penallti ndaj Man Utd për shkak të një rregulli pak të njohur

Ylli i Arsenalit, William Saliba e kishte të ndaluar të gjuante penallti në raundin e tretë të FA Cup ndaj Manchester United, kjo për shkak të një rregulli që pak persona e dinë.

‘Topçinjtë’ u eliminuan nga FA Cup pasi u mposhtën me rezultat 5-3 nga Unitedi në penallti, me Joshua Zirkzee që shënoi penalltinë vendimtare për të siguruar kualifikimin tutje për mysafirët.

United gjithashtu luajti 30 minutat e fundit të ndeshjes me 10 lojtarë në fushë pasi Diogo Dalot mori edhe kartonin e dytë të verdhë, çka e bën këtë fitore dhe më të jashtëzakonshme.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, Odegaard, Havertz, Declan Rice dhe Thomas Partey ishin të përzgjedhur për të marrë përsipër përgjegjësinë e tyre.

Lexo po ashtu Arsenali theu rregullat e FA Cup në derbin ndaj Man Utd me një gjest të pahijshëm

Por, trajneri Mikel Arteta mund të zgjidhte vetëm 10 lojtarë për të goditur penalltitë për shkak të një rregulli të panjohur.

William Saliba ishte ende në fushë pasi kompletoi 120 minuta lojë, por ai nuk ishte i lejuar që të gjuante penalltinë.

Kjo për shkak se sipas rregullave, një ekip nuk mund të ketë më shumë ekzekutues të penalltive se sa skuadra tjetër.

Duke marrë kështu parasysh faktin se Dalot u përjashtua gjatë kohës së rregullt, kjo do të thoshte se Arsenali duhej të vendoste një lojtar anash dhe Saliba ishte i përzgjedhuri nga Arteta./Telegrafi/

Exit mobile version