Mbrojtësi francez, Mamadou Sakho do të largohet përfundimisht nga Liverpooli.
26-vjeçari që ishte suspenduar për disa muaj pasi doli pozitiv në doping, më nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jurgen Klopp.
Sipas medieve angleze, qendërmbrojtësi francez do t’i japë fund aventurës së tij në ‘Anfield’.
Por e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Ligën Premier.
Dy skuadrat e njohura, Stoke City dhe Crystal Palace kanë shprehur dëshirën për transferimin e tij.
Liverpool është i gatshëm ta lë të lirë mbrojtësin për 15 milionë euro. /Telegrafi/