Sulmuesi senegalez, Sadio Mane mbërriti në stërvitjen e Bayern Munichut plot 109 minuta para fillimit të seancës dhe qëndroi për më shumë se 6 orë në qendrën stërvitore.
Mane stërviti me shokët e tij të rinj për herë të parë fundjavën e kaluar që nga transferimi i tij prej 27.4 milionë funte nga Liverpooli.
Dhe ai pa dyshim do të kishte lënë përshtypje në seancën e tyre të fundit stërvitore pasi ylli senegalez arriti në bazën stërvitore të klubit ‘109 minuta’ para fillimit të seancës.
Sipas gazetës gjermane BILD, Mane ishte i pari që mbërriti në Sabener Strasse dhe qëndroi për ‘më shumë se gjashtë orë’.
Sadio Mané was first to arrive at Säbener Straße today, 109 minutes before the start of training (meeting point is usually one hour before training). Mané stayed on the training ground for more than 6 hours [@BILD] pic.twitter.com/wqQTUlfYaW
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) July 12, 2022
Raportet e mëtejshme thonë se paraqitja e parë e Mane në stërvitje u prit mirë nga lojtarët e tjerë, të cilët janë entuziastë për mentalitetin fitues që posedon 30-vjeçari.
Mane i bashkohet Bayernit pasi ka shijuar gjashtë sezone të frytshme dhe të mbushura me trofe në Anfield me Liverpoolin.
Ai shënoi 120 gola gjatë kohës së tij në klub, veçanërisht duke fituar trofe të rëndësishëm si Liga Premier dhe Liga e Kampionëve.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, foli shumë për Mane dhe pretendon se sulmuesi i gjithanshëm është i gatshëm të luajë në çdo pozicion për ekipin.
“Që në bisedën e parë ai la një përshtypje shumë vetëmohuese, e cila është e jashtëzakonshme për një lojtar me një emër kaq të madh”, tha 34-vjeçari.
“Ai tha, me mjaft modesti, se mund ta imagjinojë veten në çdo pozicion. Është e rrallë të përjetosh që në një bisedë të parë, që një lojtar të vihet plotësisht në shërbim të klubit dhe trajnerit”.
“Kjo e bëri edhe më të madhe kërkesën tonë për të arritur nënshkrimin e tij”, deklaroi Nagelsmann. /Telegrafi/