Afati i transferimeve pritet që të sjellë zhvillime për shumë nga lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit.
I radhës, i cili është përfshirë në zërat e transferimeve të mundshme, është Armando Sadiku.
Gazeta Panorama Sport ka mësuar se në adresë të shqiptarit ka ardhur një ofertë nga Rusia. Bëhet fjalë për një nga ekipet e Superligës Ruse që ka bërë një hap konkret drejt sigurimit të shërbimeve të shqiptarit.
Pas treshes së shqiptarëve në skuadrën e Akhmat Groznit, hapet mundësia e transferimit të një tjetër futbollisti kuqezi drejt Rusisë.
Armando Sadiku mbylli një vit të suksesshëm te skuadra e Luganos, me të cilën nën drejtimin e Tramezzanit shënoi nëntë gola dhe ia doli që të ngjiteshin në vendin e tretë për Evropa Ligën.
Mirëpo, pronësinë e kartonit të tij e ka skuadra e Zurichut. Mbetet për t’u parë nëse milionat nga Rusia do të mjaftojnë për të bindur lojtarin dhe klubin.