Armando Sadiku ka shënuar një gol spektakolar nga distanca në takim me Baselin.
Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar në barazimin që morri skuadra e tij Lugano në fushën e Baselit 1-1.
Por pas shënimit të golit, Sadiku u rikthye nga banka e skuadrës së tij duke sharë rëndë në gjuhën shqipe.
Ka qenë vetë sulmuesi nga Elbasani që ka pranuar pas ndeshjes se i ka sharë të gjithë duke filluar nga trajneri.
“Kështu jam unë. Në momente të tilla tregoi inatin i shava pak të gjithë në shqip. Shava trajnerin, gazetarët, kur them të gjithë të gjithë”.
“Kam ardhur këtu për të luajtur dhe mendoj se kam dhënë maksimumin në minutat që më janë dhënë”, u shpreh Sadiku.
Krejt në fund sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se është i kënaqur me golin, por do të ishte më i lumtur nëse skuadra e tij fitonte.
“Një gol shumë i bukur, jam i kënaqur. Do të isha më i lumtur nëse merrnim tre pikët në fund të takimit”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/
ARMANDO. EUROGOAL.#fclugano #forzalugano #BASLUG #sadiku pic.twitter.com/Otl1Fkn2TO
— FC Lugano (@FCLugano1908) April 7, 2019