Armando Sadiku është drejti rikthimit në Superligën zvicerane, ku po kërkohet nga ish skuadra e tij Lugano.
Sipas “Corriere del Ticino”, lojtari mund të bashkohet me ish klubin e tij dhe ky nuk shihet si mision i pamundur.
Lojtari është i lidhur me klubin ku luajti nga viti 2012 deri në vitin 2014.
Drejtuesit kanë mendime mjaft të mira për sulmuesin e Shqipërisë, pasi ky i fundit ka shënuar 38 gola në 62 ndeshje me fanellën e zviceranëve mes Superligës dhe Ligës së Parë.
Sadiku do ta pranonte një rikthim te Lugano, pasi ai po rikthehet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju dhe i duhen minuta.
Hapësirat te Levante jenë të pakta për të, për mos thënë nuk do të ketë fare.
Levante është një nga surprizat e sezonit pasi gjendet në vendin e 6-të në La Liga.
Ekipi zviceran e do në huazim, ku në qershor do të rikthehej në Spanjë. /Telegrafi/