Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka vazhduar fushatën zgjedhore, duke takuar dhjetëra të rinj, për të cilët thotë se janë “Forca e ndryshimit për Istogun”.
“Së bashku me nënkryetarin e PDK-së, z. Rexhep Hoti dhe kryetarin e Rinisë Demokratike, Dega në Istog, z. Valon Zekaj takuam dhjetëra të rinj, me të cilët bashkëbiseduan për fushatën zgjedhore, për platformën time zgjedhore dhe për përgatitjet që po bëjmë për të fituar më 22 tetor.
Rinia është forca e PDK-së, është Forca e Ndryshimit për Istogun.
Së bashku me këtë rini të mrekullueshme fitoren do ta kemi të garantuar”, ka shkruar Sadikaj.