Site icon Telegrafi

Sa për qind e ulin rrezikun e kancerit dietat, ushtrimet dhe lënia e duhanit

Një ekip në spitalin e “General Hospital” të Masaçutesit ka studiuar më shumë se 135.000 burra e gra, për të kuptuar se sa rol ka gjenetika në shfaqjen e kancerit, dhe se sa për qind varet nga jeta që bën njeriu.

Kanceri është një sëmundje tepër e ndërlikuar, që shfaqet për shkak se çdo njeri lind me çrregullime të vogla gjenetike, të cilat më pas shndërrohen në kancer.

Çrregullime të tjera, që nuk janë të lindura, mundë të krijohen me çdo vit të jetës që kalon, teksa qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të shtojnë mundësinë për të krijuar mutacione të gabuara.

Studimi i botuar në JAMA Oncology, nga një ekip i drejtuar nga Mingyang Song, ka arritur në përfundimin se heqja e duhanit, ushtrimet dhe dieta e shëndetshme ushqimore e ulin rrezikun e kancerit me 20% deri në 40%, për disa lloje tumoresh.

Mesatarisht mbi 65% e kancerëve janë pasojë e mutacioneve të rastësishme gjenetike, sipas shkencëtarëve.

Exit mobile version