Me të ardhmen e tij në Milan tani në dyshim, vlen të thuhet se shitja e Theo Hernandez do të përfaqësonte një fitim më shumë se komod për klubin.
Mbrojtësi i majtë u kritikua nga tifozët dhe mediat, përfshirë ish-drejtorin kuqezi, Zvonimir Boban, për eliminimin në play-offin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve Feyenoordit.
Kjo bëri që disa të sugjeronin se ajo që ndodhi mund të ndikojë në negociatat e tij për kontratën e re dhe rrjedhimisht të ardhmen në klub , sepse marrëveshja e tij aktuale vlen deri në qershor 2026.
Calcio e Finanza llogariti se Milani mund të bëjë një fitim të madh nga shitja e tij, por jo për 80 milionë euro që mund t’i kishte marr disa vite më parë.
27-vjeçari u ble nga Real Madridi në verën e vitit 2019 për 22.8 milionë euro.
Kjo do të thotë se ndërmjet amortizimit ndër vite, vlera e tij në bilanc në verë do të jetë vetëm 2.85 milionë euro.
Çdo gjë më shumë se kaq do të përfaqësonte një fitim, për të mos përmendur kursimet prej 8.1 milionë euro bruto në pagën e tij nëse ai shitej përpara fillimit të sezonit 2025/26. /Telegrafi/