Trajneri i Sevillës, Quique Sanchez Flores ka kritikuar mënyrën se si Barcelona e trajtoi situatën e Xavi Hernandez, vetëm një orë pasi lajmi për shkarkimin e tij u konfirmua nga klubi.
Ndonëse ishte një mendim jo i pazakonshëm, ishte një befasi ta dëgjonim nga një trajner i një klubit të njohur.
Sanchez Flores po deklarohej për media para ndeshjes së tyre të fundit në kampionat ndaj Barcelonës, ajo që po del të jetë e fundit për Xavin në krye të blaugranasve.
Pothuajse një muaj më parë, pozita e Xavit ishte konfirmuar nga zëvendëspresidenti Rafa Yuste, por presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco, të cilët u shfaqën të buzëqeshur pranë teknikut spanjoll vetëm disa javë më parë, tashmë kanë marrë vendimin për largimin e tij.
“I shouldn’t say it, but how poorly Barcelona treat their legends. It’s a bad run, a bad run.”
“With Koeman, with Messi, with Xavi now. If only clubs treated their legends fantasticly well.”
Sevilla’s Quique Sanchez Flores on Xavi’s sacking.pic.twitter.com/wQB4cOf8vK
— Football España (@footballespana_) May 24, 2024
“Nuk duhet ta them, por sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre. Është një seri e keqe, një seri e keqe”, ka thënë Sanchez Flores para gazetarëve.
“Me Koeman, me Messin, tani me Xavi. Nëse klub do t’i trajtonte mirë legjendat e tyre, do të ishte fantastike sepse ata lidhem drejtorët, tifozët, nëse i trajton mirë ata krijojnë një lidhje mes vete”, përfundoi ai.
Nuk ka asnjë dyshim se mandati i dytë i Laportas në krye të Barcelonës ka parë një numër largimesh të dhimbshme nga klubi dhe me shumë mundësi largimi i Xavit del të jetë më i vështiri nga gjithë ata./Telegrafi/