Site icon Telegrafi

Ryshfeti mbetet si forma më e zakonshme e korrupsionit në Kosovë

Krahasuar me vitet e kaluara korrupsioni ka shënuar rënie, mirëpo shqetësuese mbetet ryshfeti, si forma më e zakonshme, kështu ka rezultuar nga të gjeturat e studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka tha se nga rezultat e sondazhit ka rezultate të përmirësueshme sa i përket korrupsionit.

Mirëpo, Zeka ka shtuar se nga përgjigjet e korrespodentëve vërehet se ryshfeti vazhdon të jete forma më e zakonshme e korrupsionit në Kosovë.

Po ashtu, sa i përket përgjigjeve në anketë, ai tha se 40 për qind e korrespodentëve besojnë se Qeveria ka prani të korrupsionit dhe se institucionet më të korruptuara janë komunat.

Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se falë punës që po bëjnë, ATK ka shënuar një progres edhe sa i përket rritjes së performancës, në këtë formë duke shënuar edhe rënie të korrupsionit. /KP/

Exit mobile version