Site icon Telegrafi

Rusia dërgon tanket Terminator në Ukrainë – Zelensky flet për një situatë ‘jashtëzakonisht e vështirë’ në lindje

Një tjetër pasqyrë rreth intensitetit të luftimeve rreth qytetit lindor të Ukrainës, Severodonetsk ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë, drejtim, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes e MB, ka thënë se Rusia besohet se ka vendosur të vetmen kompani operative të automjeteve të saj mbështetëse të tankeve BMP-T Terminator në këtë pjesë të rajonit të Donbasit.

Kështu, siç është thënë më tej, Severodonetsk mbetet një nga prioritetet kryesore taktike të Rusisë për momentin dhe përdorimi i Terminatorëve sugjeron se një formacion rus i njohur si Grupimi Qendror i Forcave është i pranishëm këtu – një formacion që pësoi humbje të mëdha rreth Kievit më herët gjatë luftës.

Siç bëhet e ditur, këto tanke u zhvilluan për t’i dhënë mbrojtje tankeve të betejës pas luftërave afgane dhe çeçene.

Por me jo më shumë se dhjetë nga automjetet e vendosura, ato nuk ka gjasa të kenë ndikim të rëndësishëm në këtë luftë.

Ndërkohë, Situata në Donbasin lindor të Ukrainës mbeti “jashtëzakonisht e vështirë” pasi ushtria ruse po përpiqej të përparonte drejt qyteteve Slovyansk dhe Severodonetsk, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes drejtuar kombit.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë”, citohet të ketë thënë ai.

Ai shtoi se çdo ditë që forcat e tij arrinin të prishnin planet ruse do të ndihmonte në arritjen e “ditës së dëshiruar që ne të gjithë po e presim dhe po luftojmë kaq shumë – ditën e fitores”.

E Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë në përditësimin e tij të mëngjesit se forcat ruse po përpiqen të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës për të arritur kufijtë administrativë të rajonit të Luhanskut. /Telegrafi/

Exit mobile version