Një mjek amerikan është vrarë në Ukrainë, pas bombardimeve ruse në Bakhmut.
Automjeti i Pete Reed thuhet se u godit nga një raketë ndërsa ai po ndihmonte njerëzit të evakuoheshin.
Reed, i cili kishte themeluar Global Response Medicine, nuk kishte shumë kohë që kishte arritur në Ukrainë.
Ai gjithashtu ishte edhe menaxher në organizatën “Global Outreach Doctors”, e cila ndihmon mjekët ukrainas.
Theksojmë se së paku pesë shtetas turk deri më tani janë vrarë në luftën mes ukrainasve dhe rusëve, raporton skynews.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
https://twitter.com/CengizYar/status/1621576251034013696