Gjatë granatimeve të mbrëmshme në qytetin ukrainas Zaporizhzhia, ka fëmijë të vrarë dhe të plagosur, kanë bërë të ditur nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
“Pushtuesit rusë gjatë natës në mënyrë cinike kanë sulmuar ndërtesat kolektive dhe infrastrukturën civile”, thuhet përbri videos së postuar në Facebook, duke theksuar se ka shumë të vrarë dhe plagosur, transmeton Telegrafi.
Më herët kryetari i Zaporizhzhia, Anatoli Kurtev, ka bërë të ditur se 17 persona janë vrarë gjatë sulmit të mbrëmshëm në këtë qytet.
A video showing the aftermath of #Russia's attack on #Zaporizhzhia killing at least 17 people. pic.twitter.com/Q1CRap1GMz
— NEXTA (@nexta_tv) October 9, 2022
Sipas rezultateve preliminare, peshë shtëpi janë shkatërruar dhe 50 tjera pjesërisht.
Ky qytet gjendet 125 kilometra nga centrali më i madh bërthamor në Evropë, që aktualisht është nën kontrollin e rusëve.
Kievi dhe Moska fajësojnë njëra-tjetrën për granatime përreth centralit që menaxhohet nga Ukrainasit, ku si pasojë janë dëmtuar objektet përreth saj dhe po konsiderohet si kërcënim për një katastrofë tjetër bërthamore. /Telegrafi/
Zaporizhzhia tonight. The Russians fired missiles at residential buildings. The number of victims remains unknown. #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/m0SC0H4HPq
— Ostap Yarysh (@OstapYarysh) October 9, 2022