Ish-kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar se klubi ka konsideruar nënshkrimin e Paulo Dybala para transferimit të tij në Juventus, ndërsa tani nëse do ishte drejtues do ëndërronte transferimin e Lautaro Martinez nga Interi.
Legjenda gjermane e futbollit, Rumenigge ka folur gjerë dhe gjatë për karrierën e tij si lojtar, trajner, por edhe drejtues te Bayern Munichu.
Disa nga temat që morën më shumë vëmendje padyshim se ishin transferimit e ndodhura ndër vite, ato të parealizuara, si dhe ‘ëndrrat e mëdha’.
Tek kjo temë, Rummenigge zgodhi të flasë për dy yjet argjentinase të Serie A, Dybala dhe Lautaro Martinez.
Goditja e humbur në vitet si drejtues i Bayernit?
“Kur Dybala ishte në Palermo, para se të transferohej në Juventus, edhe ne e vlerësuam shumë. Ai është një talent i jashtëzakonshëm, por ai alternon ulje-ngritje”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Tuttosport.
Cilin lojtar do të ëndërroje për ekipin nëse do ishe ende drejtues?
“Lautaro Martinez. Ai është vërtet i fortë, por duke qenë se zemra ime është paksa e Interit, gjithmonë jam përpjekur të mos blej lojtarë Nerazzurri”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/