Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shprehur se është kërcënuar.
Ajo gjatë seancës në Kuvend, ka thënë se duhet të merren masa para se të ketë viktima.
“Është e papranueshme që një femër të kërcënohet, kam pasur raste në zyrën time kur kanë ardhur persona dhe më kanë kërcënuar. Ju lutem zoti kryetar merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në Kuvend. Asnjë deputet nuk mund të hyjë në parlament pa u kontrolluar”, ka thënë Hajdari. /TCH/