Site icon Telegrafi

Ruben Amorim do ta ‘testojë’ yllin e Man Utd ditën që do të marrë drejtimin e skuadrës

Ruben Amorim dhe stafi i tij do ta ‘testojnë’ një lojtar të ekipit të parë nga data 11 nëntor e tutje pasi ata kanë bërë rikthimin e shumëpritur në stërvitje të premten.

Sapo ai t’i përmbush obligimet e tij me Sporting Lisbonën të cilët do të përballen me Bragën të dielën, Amorim edhe zyrtarisht do ta zëvendësojë Erik Ten Hag si trajneri i ardhshëm i Manchester United.

39-vjeçari i cili ka nënshkruar një kontratë për dy vite e gjysmë në ‘Old Trafford’, me shumë mundësi do të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion gjatë javëve të tij të para pasi një numër i madh i tyre janë rikthyer nga lëndimet.

Para ndeshjes së Unitedit në Ligën e Evropës ndaj PAOK-ut, blerja e verës Leny Yoro mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore pas tri muajsh mungesë.

Atij iu bashkua edhe Tyrell Malacia i cili nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare për Unitedin që prej se iu nënshtrua një operimi në gju verën e kaluar.

Mëngjesin e së premtes, klubi mori një tjetër lajm të madh pasi Luke Shaw bëri rikthimin e shumëpritur në stërvitje me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve pas një kohe të gjatë jashtë fushave.

Pasi mori pjesë në seancën stërvitore, Fabrizio Romano tha se Shaw do të ‘testohet’ nga Ruben Amorim dhe stafi i tij pasi të marrin drejtimin e skuadrës.

Më herët gjatë muajit gusht, Shaë ishte kritikuar nga ish-portieri i Unitedit, Peter Schmeichel, i cili vuri në pikëpyetje vendimin e tij për të luajtur për Anglinë në Euro 2024./Telegrafi/

Exit mobile version