Telegrafi

RTVM ka paguar mbi 7 mijë euro për të transmetuar “Eurovisionin 2024”

Shërbimi transmetues publik Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) publikoi raportin për punën financiare të institucionit në periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor 2024.

Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike, RTVM-ja publikon raporte tremujore me tregues të performancës financiare, ndërsa në të fundit thuhet se shpenzimet për transmetimin e projektit Eurosong 2024, edhe pse Maqedonia nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje për dy vjet, ka qenë në shumë prej 456.158 denarë, gjegjësisht mbi 7.417 euro.

Kur është fjala për Eurovizionin, në planin financiar për ndryshimin e planit financiar të RTM-së për vitin 2024, me transferimin e mjeteve, i publikuar në faqen e RTM-së në muajin gusht, është publikuar grup shpenzimesh prej 29.800.000 denarë, gjegjësisht mbi 484.000. euro, në të cilin janë përfshirë shpenzimet për realizimin e projektit Zgjedhja e këngës – përfaqësues i Maqedonisë për Junior Eurosong 2024, si dhe shpenzimet e planifikuara për Eurosong 2024 që do të lindin nëse MRT e transmeton festivalin, edhe nëse vendi nuk merr pjesë.

Sipas raportit të fundit të publikuar, po ashtu theksohet se në RMT janë të punësuar 648 persona, ndërsa paga mesatare për punonjës ka qenë 45.799 denarë, ose mbi 744 euro.

Informacionet nëse Maqedonia do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit, i cili do të mbahet në maj të vitit 2025 në Bazel të Zvicrës, ende nuk janë të disponueshme për publikun./Telegrafi/