Telegrafi

Rryma më lirë verës

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha për Telegrafin se tash rryma llogaritet me tarifa verore. “Po rryma ka nisur të llogaritet me tarifa verore që nga 1 prilli. Pra tarifat verore janë nga 1 prill deri më 30 shtator”, ka treguar ai.

Buzhala tha se prodhim i rrymës në blloqet e KEK-ut po stabilizohet. “Në blloqet e KEK-ut janë duke u prodhuar deri në 700 megavat orë energji elektrike. Ky prodhim është bërë i mundshëm për shkak së që nga e marta është kthyer në punë ë dhe blloku B1 i TC ‘Kosova B’”, tha zëdhënësi i KEK-ut.

Pavarësisht kësaj problem ende për KEK-un mbetet pagesa e energjisë si dhe borxhet e konsumatorëve të cilat kapin shumën mbi 350 milionë euro. /Telegrafi/