Site icon Telegrafi

Rrustemi i LVV-së ia uron fitoren Imri Ahmetit në Lipjan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Lipjan, Adnan Rrustemi ka uruar kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti për fitoren pa balotazh.

Rrustemi ka falënderuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për punën gjatë fushatës zgjedhore.

“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik. Unë falënderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar”, u shprehë Rrustemi.

“Unë falenderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar”.

“Ndërsa, aktivistë të dashur e të mrekullueshëm, ju keni bërë një punë të jashtzakonshme. Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit”, ka shkruar Rrustemi.

Në ueb-sajtin zyrtar të KQZ-së ende nuk është publikuar rezultati 100 përqind për Lipjan, por diferenca mes vendit të parë dhe të dytë është shumë e madhe.

Rezultatet në kohë reale mund t’i ndiqni në sajtin zyrtar të KQZ-së./Telegrafi/

Exit mobile version