Telegrafi

Rrobat e tejdukshme për ditë solemne

Pikërisht tani është koha e vërtetë të mendoni se çka do të vishni për raste të caktuara më shumë solemne të cilat ju presin këtë sezon.

Zbuloni atributet
Shumica e modeleve nga materiali gjysmë i tejdukshëm janë të dedikuara për raste më solemne të cilitdo lloj – mbrëmje gala, pritje solemne, koktej party, etj.

Gala mbrëmja në rroba të tejdukshme
Nuk ka vend vulgariteti kur është fjala për gala mbrëmjet solemne. Mirëpo, ka vend për seksipilitet dhe feminitet, e kjo është ajo që do të fitoni kur të vishni fustanin gjysmë të tejdukshëm.

Koktej party
Siç mund edhe ta shihni, kombinimi i materialeve të ndryshme dhe trashësia e modelit funksionojnë shumë mirë me materiale gjysmë të tejdukshme.

 

Mbrëmja me rroba gjysmë të tejdukshme
Kombinoni veshjet gjysmë të tejdukshme me rroba lëkure, gëzofi, marceli dhe me kombinime të tjera të materialeve interesante. Mos hezitoni të vishni rroba nga materiali i mëndafshit dhe sateni. Dukuni njësoj joshëse edhe kur kini veshur pantallona, edhe kur keni veshur fustane. /Telegrafi/