Mënyra më e mirë që rrobat e bardha të mbeten të bardha është të kujdeseni për to në mënyrën e duhur
Kjo nënkupton që t’i ndani nga rrobat me ngjyra, ndërsa rrobat shumë të ndotura lani bashkë në mënyrë që të pengoni përhapjen e papastërtisë në pjesët tjera të veshjeve.
Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit dhe mos e mbushni tepër rrobalarësen, transmeton Telegrafi.
Rrobat e shndritshme lani më rrallë në mënyrë që të ngadalësoni procesin e zbehjes së ngjyrave dhe lani me ujë të ftohtë kur kjo gjë është e mundshme. Para larjes rrobën kthejeni mbrapsht.
Mënyra më e mirë për zbardhje dhe shndritje të rrobave:
1. Zbardhuesi
Përdorni zbardhues me klor vetëm për ngjyra të bardha dhe të lara. Para përdorimit lexoni udhëzimet.
Vërejtje: Zbardhuesi me klor mund të krijojë avull të rrezikshëm në kombinim me uthullën, produktet nga amoniaku apo kimikate të tjera për amvisëri, andaj kurrë mos i kombinoni këto produkte për pastrim.
2. Lëngu i limonit
Shtoni një filxhan lëng limoni në rrobalarëse bashkë me detergjentin. Përdorni këtë lëng vetëm për rroba të bardha, sepse mund të zbardhë ngjyrat e caktuara.
3. Bikarbonat natriumi (Soda e bikarbonatit)
Në fillim të ciklit shtoni sodë bikarbonati bashkë me detergjentin e zakonshëm të lëngshëm për rroba. Nëse përdorni detergjent pluhur, shtoni sodë bikarbonati gjatë ciklit të shpëlarjes.
4. Borat natriumi (boraks)
Ndihmon t’i eliminoni njollat e deodorantit dhe shkëlqen rrobat. Boraksi gjithashtu zbërthen mineralet në ujë në mënyrë që detergjenti të jetë më efektiv.
5. Karbonat natriumi
Karbonati i natriumit ka nivel më të lartë alkaliniteti, gjë që e bën mjet më të fuqishëm për pastrim.
Vërejtje: Mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Nëse bie në kontakt me lëkurën lajeni me themel atë zonë, shkruan Better Homes&Gardens.
6. Uthull e bardhë e distiluar
Shtoni uthull të bardhë të distiluar në vendin ku hidhet zbutësi apo shtoni uthull me dorë në fillim të ciklit të shpëlarjes. Thartira e butë e uthullës në uthull vepron si zbardhues dhe shkëlqyes për rrobat e hirta, të ndotura. /Telegrafi/