Site icon Telegrafi

Rrjedhin specifikat e plota për Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Deri tani kemi parë shumë detaje rreth kapacitetit të baterisë dhe karakteristikave S-Pen të pajisjeve të ardhshme Note10, por rrjedhja e re përfshin të gjitha specifikat për Galaxy Note10 dhe Galaxy Note10+. 

 

Këta telefona do të lansohen në pak më shumë se dy javë, më 7 gusht, në një ngjarje të veçantë në New York City.

 

Samsung Galaxy Note10 do të shfaqë një ekran 6.3 inç me rezolucion 1080p i cili, për shkak të raportit të lartë, do të jetë FHD+. 

 

Paneli do të jetë një njësi Infinity O me një vrimë që strehon kamerën e frontit. 

 

Note10 do të mundësohet nga Qualcomm Snapdragon 855 ose procesori Samsung Exynos 9825, në varësi të rajonit, dhe do të ndihmohet nga 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ​​ruajtëse. 

 

Treshja e kamerës në pjesën e prapme përbëhet nga një sistem 12MP+12MP+16MP dhe bateria është vlerësuar të jetë 3.500mAh, me aftësi të ngarkimit të shpejtë 25W.

 

Në të kundërt, Galaxy Note10+ do të shfaqë një ekran 6.8 inç me rezolucion 1440p, i cili korrespondon me QHD+. 

 

Çdo gjë është identike me njësinë e rregullt, përveç RAM-it që rritet në 12GB, një sensor shtesë ToF për sistemin e kamerës dhe baterinë më të madhe, prej 4.300mAh me ngarkim të shpejtë 45W. /Telegrafi/

Exit mobile version