Site icon Telegrafi

Rritje e rasteve të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, ku viktima kryesisht ishin gra.

Rastet e raportuara janë si më poshtë:

Prishtinë – 16.12.2024, ora 14:50. Një rast i dhunës fizike u raportua pasi i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare pas një mosmarrëveshjeje. Të dyja palët u intervistuan dhe me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në rregullt.

Po në Prishtinë në të njëjtën ditë rreth orës 20:00, një person mashkull kosovar u arrestua pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një femre kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Drenas ku i dyshuari mashkull kosovar u arrestua pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një viktime femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në Suharekë një mashkull kosovar u arrestua pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një femër kosovare. Prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Kurse në Rahovec dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë raportuar se kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një femre kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit i raportuar në Skenderaj daton nga 31.10.2024, por arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar u bë më 16 dhjetor. I dyshuari akuzohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një viktime femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon thirrjen për denoncimin e rasteve të dhunës në familje, duke apeluar për reagim të shpejtë dhe mbrojtjen e viktimave. Rastet e lartëpërmendura mbeten në procedura ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version