Site icon Telegrafi

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Los Angeles

Numri i viktimave nga zjarret në Los Angeles u rrit në 28, njoftuan zyrtarët.

Që nga e marta, zjarret kanë djegur 40,687 hektarë tokë, kanë shkatërruar më shumë se 15 mijë ndërtesa dhe më shumë se 100 mijë njerëz janë nën urdhër evakuimi.

Zjarri i qarkut Eaton, i cili dogji më shumë se 14 mijë hektarë në qytetin Altadena, vrau të paktën 17 njerëz, ndërsa zjarri i qarkut Palisades, i cili dogji më shumë se 23 mijë hektarë, vrau 11 njerëz.

Ekipet e zjarrfikësve po vënë gradualisht nën kontroll zjarrin, por zjarret janë ende aktive.

Vlerësimet paraprake të dëmeve nga zjarret janë vlerësuar në dhjetëra miliarda dollarë.

Gjigantët e teknologjisë Google dhe YouTube kanë njoftuar donacione prej 15 milionë dollarësh për përpjekjet e ndihmës dhe rimëkëmbjes pas zjarreve.

Disney gjithashtu premtoi 15 milionë dollarë ndihmë, përveç hapjes së magazinës së saj të veshjeve për punonjësit dhe familjet e tyre që humbën shtëpitë e tyre nga zjarret.

Të famshëm të Hollivudit po kontribuojnë gjithashtu në përpjekjet e rimëkëmbjes. Aktorët Leonardo DiCaprio, Eva Longoria dhe Jamie Lee Curtis njoftuan donacione prej 1 milion dollarësh secili. Fondacioni BeyGood i këngëtares Beyonce ka dhuruar 2.5 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version