Site icon Telegrafi

Rritet numri i udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës

Është rritur numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë muajit mars të këtij viti.

Sipas një njoftimi të Aeroportit, krahas rritjes prej 21.56 për qind në krahasim me vitin e kaluar për muajin shkurt, numri i udhëtarëve ka vazhduar të rritet edhe gjatë marsit, duke arritur në 124,002.

“Gjatë marsit të vitit të kaluar ishin procesuar 101,721 udhëtarë, duke shënuar një rritje prej 21.9 për qind këtë vit. Paralelisht me numrin e udhëtarëve, është rritur edhe numri i fluturimeve për 15.3 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version